Të rreme edhe alarmet e sotme për bomba në shkollat në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me paraqitjet e sotme nga shkollat në Shkup, pas porosive të marra në adresë elektronike me kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes, dhe u konfirmua se bëhet fjalë për paraqitje të rreme.

Siç theksojnë nga MPB, menjëherë pas paraqitjeve të marra, nga punonjësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurtë të objekteve, e pastaj janë kryer edhe kontrolle të hollësishme nga ekipe për kontrolle antiterroriste dhe u konfirmua se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Alarme të reja për mjete të vendosura shpërthyese janë marrë sot në adresa elektronike në 13 shkolla në Shkup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu