Tearca e mobilizuar po e pret rivotimin

Banorët e fshatit Tearcë të Tetovës kanë mirëpritur përsëritjen e votimeve në vendvotimin 2011 në këtë komunë. Gjykata Administrative një ditë më parë vendosi që të dielën të rivotohet në këtë fshat për shkak të parregullsive që denoncoi LSDM-ja, respektivisht mospërputhjes së proces verbaleve. Banorët e anketuar nga Alsat u shprehën të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij vendvotimi në rezultatin zgjedhor dhe thanë se të dielën do të votojnë në mënyrë masive. “Ka nevojë me dalë të gjithë, dhe ju them me dal të gjithë, sa më shumë”. “Duhet të dalin krejt, pa marrë parasysh kujt i shkon vota si qytetarë duhet të dalin, unë kam ardhur nga perëndimi për këtë votë”. “Ta shash një popull dhe t’i kërkosh votën të del të jep që të hysh në qeveri është turp, ashtu si ka ofenduar VMRO-ja është turpësi, si na ka ofendu siç e dini gati 16 vjet”.

“Sigurisht se duhet të dalin gjithë qytetarët, është e drejtë qytetare secili duhet ta shfrytëzoj të drejtën e vete ta votojë personin që e mendon”. “Të dalin gjithë në votime, të japin votën e vete ti korrigjojnë gabimet nëse kanë bërë”. “Pikërisht në këtë shkollë, ndodhet vend votimi ku do duhet që të përsëriten votime, vendvotimi numër 2011. Në këtë vendvotim numri i përgjithshëm i votuesve është 714 ndërkohë në zgjedhjet e fundit të datës 11, nga kjo shifër kanë dalë 51 për qind”. “Në vendvotimin 2011 ka 714 votues, atë ditë kanë votuar gjithsej 404 votues, me datë 11 dhjetor të 2016 votimet kanë qenë të qeta dhe dinjitoze, presim të njëjtën gjë edhe tani”, deklaroi Hysein Hyseini, Kryetar i komisionit zgjedhor komunal, Tearcë. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit, në këtë vendvotim VMRO DPMNE-ja grumbulloi 91 vota, LSDM-ja 87, Besa 65 vota, PDSH-ja 61 ndërsa BDI-ja 53.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu