Ditën e sotme është publikuar me anë të një video, nxjerrja në rrugë e një vagoni mallrash i cili ka transportuar me sukses 50,000 kanaçe me birrë Budëeiser në Kolorado.
Kjo është hera e parë në botë, që një makinë e përmasave të tilla të dalë në rrugë duke ecur pa nevojën e një shoferi. Në këtë ditë të veçantë asistoi një shofer i cili qëndroi brenda në vagonin e mallrave në rast se diçka shkonte keq, por për fatin e mirë ai thjesht pushoi përgjatë gjithë udhëtimit sepse gjithçka shkoi perfekt.
Ky është një revolucion në tregëtinë e mallrave dhe me shumë mundësi do të ketë benefite në ekonomi vitet e ardhshme edhe pse për këtë duhet të ndihmojë edhe sinjalistika rrugore. /Blitz