Temperaturat e larta shkrijnë asfaltin në Turqi

Vala e të nxehtit ka goditur pjesën lindore të Turqisë, ku nga nxehtësia ka nisur shkrirja e asfaltit në rrugë, transmeton KosovaPress.

Temperaturat mbi 40 gradë Celsius në provincën Erzincan kanë sjellë deri te shkrirja e sipërfaqes së asfaltit, gjë e cila ka rënduar dukshëm qarkullimin në trafik.

Agjencia Anadolly shkruan se temperaturat ditore në lindje të Turqisë janë më të larta për shtatë gradë Celsius në krahasim me mesataren e viteve të kaluara.

Autoritetet e qytetit Erzincan për shkak të temperaturave të larta kanë liruar nga puna punonjësit me probleme shëndetësore, si dhe gratë shtatzëna.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu