Tensioni SHBA-Turqi në kulm, Erdogani nis luftën

Turqia do të zhvillojë një operacion ushtarak në lindje të lumit Eufrat, në veri të Sirisë dhe në një zonë të kontrolluar nga milicitë kurde (YPG). Kjo u bë e ditur nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, gjë e cila kundërshtohet ashpër nga SHBA pasi një gjë e tillë do të shkatërronte balancat e brishta në Siri.

Erdogan tha se Rusia dhe SHBA janë informuar për operacionin ushtarak.

Përleshjet midis ushtrisë turke dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetur nga SHBA në qytetin verilindor të Sirisë, Qamishli, shpërthyen të shtunën.

Ushtria turke shkatërroi objektivat ushtarake SDF në Qamishli afër kufirit me Turqinë, ndërsa dy njësi ushtarake turke u shkatërruan, tre ushtarë turq u vranë dhe katër të tjerë u plagosën.

Pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump vitin e kaluar për një tërheqje të planifikuar të SHBA nga Siria veriore, dy aleatët e NATO-s ranë dakord të krijojnë një zonë të sigurt brenda Sirisë përgjatë kufirit të saj verilindor me Turqinë, që do të pastrohej nga milicia e YPG.

YPG ishte aleati kryesor i Uashingtonit në terren në Siri gjatë betejës kundër Shtetit Islamik, por Turqia e sheh atë si një organizatë terroriste.

Ankaraja thotë se Shtetet e Bashkuara kanë ngecur përparimin në krijimin e zonës së sigurt dhe ka kërkuar që Uashingtoni të ndërpresë marrëdhëniet e tij me YPG.

Operacioni, i cili do të shënonte pushtimin e tretë turk në Siri në aq vite, u sinjalizua për herë të parë nga Erdogan në fillim të këtij viti, por më vonë u mbajt në pritje.

“Ne kemi hyrë në Afrin, Jarablus dhe Al-Bab. Tani do të hyjmë në lindje të Eufratit,” tha Erdogan të dielën gjatë një ceremonie për hapjen e një autostrade.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu