Tërbohet Turqia, revista europiane e quan Erdoganin diktator

Magazina javore francize Le Point, ka vendosur në ballinë një fotografi të Erdoganit në edicionin e saj të 24 majit me titullin ‘diktator’.

“Diktatori: Sa larg mund të shkojë Erdogan”, në fakt ky ka qenë titulli i magazinës.

Le Point më pas ka thënë se ka pranuar një seri kërcënimesh nga mbështetësit e Erdoganit.

Ka reaguar edhe presidenti francez, Emanuel Macron, i cili ka thënë se ‘kërcënimet ndaj magazinës janë totalisht të papranueshme”.

“Nuk mund të vendosni çmim për lirinë e shprehjes, pa lirinë e shprehjes, një vend është diktatorial’, ka shkruar Macron.

Ndërkohë, ndaj kësaj ka reaguar ministria e jashtme turke.

“Demokracia nuk nënkupton të prekësh limitet atje ku të tjerët fyhen, me një diskurs ofendues dhe me gënjeshtra”, thuhet në reagimin e ministrisë së jashtme.

“Ajo që po ndodh aktualisht, është hipokrizi”, thuhet tutje ne reagim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu