Tërheq ambasadorët nga SHBA-ja dhe Izraeli, Turqia shpall 3 ditë zie për nder të viktimave palestinezë

Ankaraja ka tërhequr ambasadorët e saj nga Uashingtoni dhe Tel Aviv “për konsultime”, ka konfirmuar qeveria turke.

Qeveria turke shpalli gjithashtu tri ditë zie për më shumë se 50 palestinezët e vrarë në kufirin Izrael-Gaza, transmeton portali arbresh.info

Forcat izraelite të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj demonstruesve që u mblodhën përgjatë rrethimit kufitar për të protestuar ndaj zhvendosjes së amerikane nga Tel Aviv në Jerusalem.

“Turqia do të reagjë ashpër ndaj kësaj”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Ankaraja ka dënuar ashpër masakrën ndaj palestinezëve./arbresh.info/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu