Tërmeti i fuqishëm dridh shtetin afër Maqedonisë, banorët zbulojnë tmerrin

Një tërmet i fortë prej 5 ballësh që goditi Greqinë rreth orës 01:00 të mesnatës së së dielës, ka tronditur Fokidën edhe Atikën.

Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti me magnitudë 5 ballë ishte me qendër 26.1 km në juglindje të Amfissa -s dhe kishte një thellësi fokale prej 10 km.

Tërmetit kryesor i ka paraprirë një pasgoditje me magnitudë më të vogël, ndërsa pas lëkundjes kryesore me magnitudë 5 janë regjistruar gjithsej 11 pasgoditje.

Profesori i sizmologjisë Gerasimos Papadopoulos tha për protothema.gr: “Tërmeti ndodhi në kufirin tokësor dhe detar, nuk raportohet për dëme, por mund të ketë dëme të vogla. Nuk e di nëse duhet të shqetësohemi për zhvillimin e fenomenit sepse nuk kemi mbyllur as një orë që kur ka ndodhur tërmeti. Unë i rekomandoj banorëve qetësi”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu