Tetë të mitur në Shkup përfundojnë në toksikologji gjatë festimit të Viti të Ri

42 persona të dehur, një i mbi dozuar nga droga, katër raste të vdekjeve në kushte shtëpiake dhe dy gishta të lënduar të një 33 vjeçari si pasojë e mjeteve shpërthyese është bilanci nga nata e mbrëmshme e Vitit të Ri. Nga Toksikologjia thanë se pacienti më i ri që është pranuar ka qenë vetëm 14 vjeç, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha e Klinikës Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, Jasmina Çabukovska, informoi se gjatë kujdestarisë, u është ofruar ndihmë mjekësore gjithsej 65 pacientëve, prej të cilëve 22 janë trajtuar gjatë natës.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Qendrën urgjente kirurgjikale “Nënë Tereza”, janë trajtuar 93 pacientë, ku shumica e tyre janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Gjashtë pacientë kanë marrë lëndime të lehta si pasojë e aksidenteve rrugore, ndërsa dy të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi fizik.

Ndihma e Shpejtë në 24 orët e fundit ka intervenuar tek 168 persona nga Shkupi dhe nga vendet përreth.

Baevska – Vuçkoviq shtoi se sipas të dhënave statistikore, nata e Vitit të Ri ka kaluar relativisht qetë, ndërsa qytetarët i kanë respektuar rekomandimet që jepen para natës së Vitit të Ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu