Tetovari mashtron gostivarasen, me 1700 euro i tha se do t’ia siguronte vizën e një shteti evropian

Një gostivarase ka denoncuar në polici një tetovar, pasi sipas saj ai e ka mashtruar duke i premtuar se nëse ajo paguan 1700 euro, ai do t’ia siguronte vizën e një shteti evropian, transmeton TV21.

“Më 27.07.2023 në ora 13.30 në DPB Gostivar, 32-vjeçarja banore e një fshati të Gostivarit ka denoncuar se gjatë vitit 2022 është mashtruar nga A.A.(31) nga Tetova. Sipas të denoncuarës, ajo është njoftuar me A.A. nëpërmjet ndërmjetësuesve kurse A.A. i është prezantuar si punëtorë në një ambasadë të huaj. Siç është denoncuar, ata janë marrë vesh që në vlerë prej 1700 euro t’i sigurojë vizë për një shtet evropian. Gjithashtu, sipas të denoncuarës, në shtator të vitit 2022 A.A.-së i ka dhënë 500 euro, ndërkaq pjesën tjetër, sipas marrëveshjes duhej ta paguante bashkëshorti i tiij. Pasi deri më 25.07.2023 puna nuk është përfunduar, ajo kuptoi se është mashtruar dhe rastin e ka denoncuar në polici”, qëndron në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu