Tetovari që krijoi makinën e parë elektrike (VIDEO)

Makinat elektrike shihen si e ardhmja e automobilizmit. Dhe pjesë e kësaj është edhe një shqiptar. Qerim Loki nga Tetova është i pari shqiptar që ka krijuar makinë elektrike, njofton Klan Kosova.

Makina ka 10 bateri nga 6 volt edhe punon me elektromotor prej 240 amper. Fuqia e motorit është 12 kw. Shpejtësia maksimale është 100 km/orë. Mbushja e baterive bëhet prej 2 deri në 8 orë dhe mund të bëni një distancë prej 50 kilometra. Për një mbushje apo 50 kilometra udhëtim ju harxhoni vetëm 50 cent energjielektrike.

Video:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here