Tha se nuk është i racës së Gruevskit por i Avni Rustemit, Meta “gëlltit” fjalët e veta dhe i ankohet Sorosit

Alex Soros, djali i George Soros ndodhet në Tiranë dhe po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Burime nga Fondacioni Soros bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në Presidencë, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga zyra e kreut të Shtetit.

Ende nuk dihet thelbi i bisedës midis kreut të Shtetit, Ilir Meta dhe djalit të George Soros, i cili zhvillon vizita të shpeshta në Ballkan.

Kujtojme se Ilir Meta ka sulmuar Sorosin dhe drejtuesit e mazhorances si te lidhur me te, kunder interesave te Shqiperise.

Presidenti Ilir Meta sulmoi hapur filantropin George Soros, për të cilin tha se ka investuar në Shqipëri para, për ta kthyer vendin në një “Deep state” ku qeveriset me PPP.

“Kam edhe dy fjalë për George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin kur më tha të keni kujdes sepse nuk është aq demokrat sa duket.

George Sorosit i uroj jetë të gjatë dhe i uroj suksese, t’i gëzojë ato miliardat e veta.

Ilir Meta nuk është i racës së Gruveskit dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Jam i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit”, u ka deklaruar Meta pak muaj me pare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu