Thaçi: Aty ku jam unë nuk mund të flitet për ndarje, ëndërroj që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka asnjë draft marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Ai ka shtuar se i beson lidershipit të SHBA-së në ndërmjetësimin e dialogut mes dy shteteve.

Presidenti i Kosovës ka thënë se do të respektojë kushtetutën dhe se çdo marrëveshje do të kalojë nëpër Kuvendin e Kosovës.

Ndër të tjera Thaçi ka siguruar se në atë tavolinë ku ai është i ulur nuk do të flitet për ndarje, shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh.

“Takimi në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon ka qenë transparent. Aty jemi takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të ambasadorit Grenell. Në këtë takim është treguar vullnet që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi dhe asgjë tjetër. Nuk ka pasur kurrfarë draft-marrëveshje, përveç që është treguar vullnet për të vazhduar dialogu për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në atë takim nuk ka qenë e planifikuar që të jetë Kurti e Bërnabiq”, tha Thaçi në Rubikon.

“Nuk do të minojë atë që kemi ndërtuar deri më tani. Unë kam qenë bartës i të gjitha proceseve deri më tani, ose kam qenë pjesëmarrës. Vendi është dëmtuar nga demonstratat para institucioneve. Është dëmtuar nga gazi lotsjellës në Kuvend. Këto kanë ndikuar në rënien e njohjeve”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu