Thaçi: BE na ndëshkoi me viza, nuk ka unitet e as aftësi për ta shtyrë dialogun me Serbinë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij serb Aleksanër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë që ndodhet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka hedhur akuza ndaj Bashkimi Evropian duke thënë se nuk kanë unitet e as vizion për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe sipas tij për këtë çështje duhet angazhimi i Amerikës, shkruan Periskopi.

“Pra Shtetet e Bashkuara po e bëjnë atë që të tjerët nuk kanë pasur aftësi, mundësi dhe potencial që ta bëjnë.

Ne duhet të kuptojmë që kur kemi edhe dy udhëheqës të Bashkimit Evropian, Josep Borell që vjen nga Spanja një shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe pritet që të ngarkohet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, nga Sllovakia që është z. Lajçak atëherë çka mund të presim nga Bashkimi Evropian përpos ndëshkimit që na ka bërë për liberalizimin e vizave dhe nuk ka as aftësi as unitete as fuqi as dije e as vizion e as lidership për të shtyer përpara këtë proces ne nuk duhet të hupim kohe më burokracinë dhe ose mos unitetit Evropian ne duhet të punojmë me atë që na kanë ndihmuar për të fituar lirën pavarësinë dhe tani për të lëvizur drejt NATO’së, BE dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me SHBA”, ka thënë presidentit Thaçi.

Tutje, Thaçi ka thënë se ky takimi në fjalë nënkupton kthesë dhe se do të sjellë risi.

“Takimi i Uashington nënkupton kthesë sepse për herë të parë kemi një takim të tillë në historikun e dy vendeve të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington”.

“Natyrisht se kjo do sjellë risi dhe vëmendje nga tërë opinioni publik vendor dhe ai ndërkombëtar, por edhe nga qendrat e tjera mbështetëse të këtij procesi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu