Thaçi dhe Ahmeti kopjojnë kushtin e Taravarit për 20%-shin: Pesë vite bashkë në Qeveri tani kujtohen për formulimin adekuat për shqiptarët

Pas gati një muaj e gjysëm nga kur u.d, kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se si subjekt nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet 20 përqindëshi, vetëm tani Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi thonë se në takimin e djeshëm kanë diskutur të njejtën gjë, heqjen e 20%, shkruan SmartNews

Ndryshe, dje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizua takim në mes kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Me këtë rast Menduh Thaçi e informoi Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së RMV ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe). Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktuelitetin politik në vend dhe më gjërë. Bashkbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile”, thuhet në komunikatën e PDSH-së për media.

Taravari, kur ende nuk ishte në krye të ASH-së, tha se tetë deputetët e tyre do të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese vetëm nëse paraprakisht nga Kushtetuta hiqet termi “20 përqind”, që i referohet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ne do punojmë në atë drejtim që me çdo kusht sa më shpejt të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të fillojmë realisht negociatat me BE-në. Situata aktuale politike është problem dhe sa e shoh unë do të jetë problem kalimi me 80 vota dhe normalisht edhe ne do ti kemi kushtet tona si Aleancë për Shqiptarët. Tetë deputetët tonë nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet 20 përqindëshi prej përdorimit të gjuhës shqipe”, kishte deklaruar Taravari me 6.09.2022.

Lind pyetja pse tani Thaçi e Ahmeti e aktualizojnë këtë çështje kur prej mbi 5 vite janë bashkë në ekzekutiv dhe nuk e kanë inicuar një gjë të tillë? Siç duket tani shtohet frika te ata pas ndodhive në BDI me “Grupin e zjarrit” e cila mund të çojnë në ndonjë fraksion te BDI dhe nga ana tjetër në “shuarje” të PDSH-së e cila edhe ashtu me një deputet thuajse nuk prish asnjë matematikë as për shumicën as për opozitën. Një arsye tjetër e fortë është edhe paralajmërimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevskit për zgjerim të mundshëm të shumicës parlamentare dhe kjo gjë të ndodh me ftesë të Aleancën për Shqiptarët për t’u bërë pjesë e ekzekutivit. /SmartNews.mk/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu