Thaçi: Koha për heqjen e “20%”-shit nga Kushtetuta është në kuadër të prioritetit programor të PDSH-së

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ai i BDI-së Ali Ahmeti, të martën kanë realizuar një takim në ambientet e Kuvendit, ku temë kryesore ka qenë heqja e 20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe.

Me këtë rast z.Menduh Thaçi e informoi z.Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe). Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktuelitetin politik në vend dhe më gjerë. Bashkbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile”, thonë mes tjerash në njoftimin nga PDSH.

Këtë takim, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, e ka paralajmëruar ditë më parë në një prononcim për gazetën LAJM, duke thënë se janë pjekur të gjitha kushtet për heqjen e “20%”-shit nga Kushtetuta.

Sa i përket atij 20 % kjo ngel edhe në kuadër të prioritetit programor të PDSH-së, por takati politik i PDSH-së është shumë i ulët, që këtë ta bëj realitet. Unë do të bisedoj ndoshta këto ditë edhe formalisht me drejtuesin e BDI-së për këtë mundësi dhe pastaj mund të flasim më shumë. Po mundohem të komunikoj me realitetin, ne jemi me një deputet dhe takati jonë është shumë i limituar. Edhe pse besoj që janë përmbushur të gjitha kushtet, që ky 20%të eliminohet dhe maqedonasit, forca politike maqedonase dhe elita politike maqedonase duhet të definitivsht të kuptojë se përderisa ata kanë këtë politikë agresive të mohimit të indetitetit tonë si shqipëtarë, si gjuhë shqipe, nuk do të ketë mirëkuptim te të tjerët për telashet e tyre që i kanë me mohimin e indetiteti, që ju bëhet nga ana e disa fqinjëve”, kishte deklaruar Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu