Thaçi zbulon mesazhin e Amerikës: Nëse nuk hiqet taksa, këto pasoja të rënda e presin Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitave të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit Amerikan, ka deklaruar se Kosova duhet të dëgjoj kërkesat dhe këshillat e SHBA’së, në të kundërtën e presin pasoja të rënda vendin.

Thaçi ka thënë se Kosova dhe Qeveria e saj duhet të dëgjon kërkesat e SHBA’së, pasi pasojat janë të paralajmëruar nga amerikanët.

Këto pasoja sipas tij mund të ndodhin në fushën e diplomacisë, politikës, organizatat ndërkombëtare dhe ndalja e investimeve ekonomike në Kosovë.

“Kosova duhet të dëgjon këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përndryshe mund të kemi pasoja në rrafshin politik, diplomatik, të njohjeve, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, por çka mund të jetë më e keqja është se do të mund të ndalen investimet ekonomike që do të jenë pasoja të pariparueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha Thaçi.

Thaçi ka porositur Qeverinë e Kosovës se duhet të jenë besnike me SHBA’të dhe shumë korrekte, pasi zotimet që i ka dhënë duhet edhe t’i mban dhe t’i implementon,.

Ai tha se me asnjë politikë elektorale dhe ditore miqësia me SHBA’të nuk duhet të rrezikohet me vendime populiste dhe kokëforte.

“Kosova duhet të jetë besnike ndaj partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë korrekte, e përgjegjshme dhe e sinqertë, zotimet që i jep duhet të i realizon dhe t’i implementojë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë politikë elektorale të politikës ditore nuk guxojmë të rrezikojmë këtë partneritet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë mbështetje të jashtëzakonshme sepse adresë tjetër Kosova nuk ka të sinqertë përpos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe në rrafshin gjeostrategjik, Kosova duhet të ruaj dhe kultivojë edhe më fuqishëm këtë bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rrethana tjera në një kokëfortësi, në një veprim populist do të mund të cenoj rëndë bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA’ve siç e përmendi ambasadori Grenell”, tha Thaçi për RTV 21.

Kujtojmë se ambasadori Richard Grenell ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti po bën një gabim shumë serioz ndaj shtetit të Amerikës duke mos dëgjuar këshillat dhe kërkesat e saj.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu