Theret me thikë i riu nga Tetova

I riu 16 vjeçar nga Tetova është dëmtuar me një objekt të mprehtë në këmbën e tij të djathtë në zonën e kofshës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policët në Tetovë kanë biseduar me të plagosurin, i cili ka thënë se ishte plagosur nga një ri tjetër i fshatit Bogovinë të Tetovës, bashkëmoshatarë me të plagosurin. Mjeku ka konstatuar se nuk bëhet fjalë për lëndim serioz. Janë marrë masa për të gjetur kryerësin dhe për sqarimin e plotë të rastit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu