“Thesari”, s’ka paraburgim për Goran Grujovskin

Gjykata nuk ka caktuar paraburgim për ish-kryeshe✰n e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski i cili është i dyshuar edhe në lëndën “Thesari”. Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 përmes një kumtese të shkurtër bënë të ditur se masa e paraburgimit për një të dyshuar në lëndën e Prokurorisë Speciale “Thesari” është refuzuar.

“Gjykatësi në procedurën paraprake duke vepruar lidhur me propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit të parashtruar nga Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale që kanë të bëjnë dhe që rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve (Prokuroria Speciale), kundër një personi të përfshirë në lëndën e Prokurorisë Speciale, të njohur në opinion si “Thesari”, mori vendim me të cilin propozimi refuzohet si i pabazë”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.
Nga Prokuroria Speciale përmes telefonit na kon✰rmuan se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë juridike për të siguruar paraburgim për Grujovskin.
“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë juridike, gjegjësisht do ta ankimojmë vendimin e Gjykatës”, tha Prokuroria Speciale.

Në mënyrë të fshehtë, askush pa i vërejtur të dyshuarit në rastin “Thesari” hynë dhe dolën nga Gjykata Penale. Në njësinë e Shkupit u paraqit edhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, gjithashtu i dyshuar në rastin e Prokurorisë Speciale. Ekipi i Janevës, kërkon marrjen e pasaportave për tre të dyshuarit tjerë, por edhe ngrirjen e pasurisë së ndërmarrjes “Finzi”.
Për tri masat e propozuara nga Prokuroria Speciale, veprojnë tre gjykatës të ndryshëm në procedurë paraprake

Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar që të hiqet nga lënda gjykatësi nga lënda paraprake i cili vepron në bazë të propozimit të tyre për përcaktimin e masës së përkujdesjes për tre persona të dyshuar në lëndën “Thesari”, kanë njoftuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

 Arsyet për këtë kërkesë nga gjykata nuk i bëjnë të ditur ndërsa shkruajnë se janë cekur në procesverbalin.

“Kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1- Shkup në afat prej tre ditë duhet të vendos në bazë të kërkesës së largimin e gjykatësve nga ana e PSP-së, që paraqet precedent në punën e prokurorisë publike ngase në punë e deritanishme të gjykatës nuk është dërguar asnjëherë kërkesë të tillë nga prokurorit tjera. Me këtë PSP në mënyrë plotësuese ndikon në stërzgjatjen e procedurave që vetë ata i iniciojnë në këtë gjykatë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykatësi i procedurës paraprake i cili vepron në bazë të kërkesave të PSP-së për përcaktimin e masës së paraburgimit për një nga të dyshuarit ende nuk ka sjellë vendim për masën që është propozuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu