Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku nëna dhe foshnja e saj e sapolindur kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëna 35 vjeçare e identifikuar me inicialet A.K dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë rreth orës 08:00 në maternitetin, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tyre.
Familjarët e të ndjerës kanë pretenduar se mjekët e spitalit kanë neglizhuar rastin, duke sjellë si pasojë edhe vdekjen e 35 vjeçares.
Ndërsa policia në një njoftim ka konfirmuar se mes familjarëve dhe stafit mjekësor të Maternitetit “Koco Gliozheni” ka pasur dhe një konflikt.
Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.