TRAGJIKE/ Vritet nxënësi në Mitrovicë, qëllohet katër herë me kallashnikov

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë ku një nxënës është qëlluar katër herë me kallashnikov.

Vrasja e nxënësit ka ndodhur pranë gjimnazit “Frang Bardhi”.

Policia raporton se sipas dëshmitarëve nxënësi është qëlluar katër herë me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend, dhe ka terrorizuar nxënësit dhe qytetarët që kanë qenë në vendngjarje.

Ende nuk ka asnjë informacion për motivin e vrasjes.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe gjetjen e autorit të vrasjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu