Tre skuadra janë gati të paguajnë 100 milion euro për Joao Felix

Joao Felix është një nga zbulimet e bukura të këtij sezoni. Sulmuesi i talentuar portugez u shpall kampion i Liga NOS dhe arriti deri në çerekfinalet e Europa League me skuadrën e Benficës. Paraqitjet e tij, kanë bërë që shumë klube të mëdha të vihen pas tij, me oferta mbi 100 milionë euro gati.

Sipas asaj që është raportuar nga “Tvi24”, Juventusi nuk është skuadra e vetme që insiston me ngulm për shërbimet e Joao Felix , pasi dhe Barcelona e Manchester City kanë bërë gati ofertat. Më të favorizuar tashmë për firmën e Felix, shihen katalanasit.

Pasi siguruan firmën me Frenki De Jong dhe janë shumë pranë firmës me De Ligt, Barça synon me doemos edhe talentin Felix dhe me këta tre lojtarë, e ardhmja e tyre do të ishte në duar të sigurta. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu