Tremben tifozët e Juves, Ronaldo mendon largimin

Aventura e Cristiano Ronaldos në Itali mund të përfundojë më shpejt sesa mendohej. Sajti spanjoll “Diario Gol” shpjegon arsyen se pse portugezi mund të largohet nga Juventus.

Ronaldo u kishte thënë drejtuesve të torinezëve se donte 2 lojtarë për vitin tjetër.

I pari është Joao Felix. Ylli i Benfikës kërkohet me ngulm nga Juventus, por sipas mediave lojtari preferon Manchester Cityn. Pep Guardiola e sheh 19 vjeçarin si pjesë të projektit për të ardhmen.

I dyti është Marcelo. Braziliani është mik i ngushtë me Ronaldon, por drejtuesit e bardhezinjve po tentojnë të rinovojnë me Alex Sandron.
Kjo ka sjellë pakënaqësi tek Ronaldo, i cili mendon rikthimin tek klubi ku u bë ylli i futbollit botëror, Manchester United.

“Djatjë” së fundmi kanë lidhur marëveshje me kompaninë e makinave Chevrolet dhe imazhi i Ronaldos do të sillte të ardhura të konsiderueshmë në arkat e klubit.

Për të shkëputur luzitanin nga Juventusi, anglezët kanë gati një ofertë prej 140 milionë eurosh për italianët dhe 34 milionë në sezon për lojtarin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu