Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj dhe Jeta Statovci, të cilët vite më parë u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje dhe iu bashkuan Vjosa Osmanit në kuadër të listës së LDK-së, nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për mandat në zgjedhjet e fundit.
Rezultatet zgjedhore tregojnë se tre politikanët nuk kanë arritur të fitojnë besimin e mjaftueshëm të qytetarëve, duke mbetur jashtë përfaqësimit parlamentar, shkruan Kosova Post.
Avdyli, Reshitaj dhe Statovci ishin ndër figurat që kishin zgjedhur të largoheshin nga Vetëvendosje për t’u rreshtuar krah Vjosa Osmanit, në një periudhë të tensioneve politike brenda skenës politike kosovare. Megjithatë, rezultati i fundit zgjedhor nuk ka qenë në favor të tyre.











