Tronditet Gatuzo, shikoni çfarë oferte i ka bërë Milani orët e fundit trajnerit të shquar

Mauricio Sarri mund të jetë pasardhësi i Gatuzos në stolin e Milanit. Sipas “Sportmediaset”, administratori i deleguar, Ivan Gazidis në orët e ardhme do të jetë në Londër për t’u takuar me teknikun italian dhe për ta bindur këtë të fundit që të ulet në stolin kuqezi, duke “djegur” kështu Romën që ka shfaqur interes për trajnerin aktual të Çelsit.

Milani është gati t’i ofrojë Sarrit një kontratë 3 vjeçare dhe një pagë prej 3 milionë euro në sezon. Në takimin që pritet të mbahet në Londër, Gazidis, do t’i paraqesë teknikut projektin për rikthimin e Milanit në majat e futbollit Europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu