Tronditet Spanja, lojtarët e Realit shënjestrohen me snajper. Autori dënohet me 9 vjet burg (FOTO)

Një person me emrin Ramirez, i cili u arrestua ditë më parë nga policia spanjolle, është dënuar me nëntë vjet burg për shkak fotografive që u kishte bërë lojtareve të Realit me snajper,

Sipas “El Confidencial”, Ramirez i kishte bërë këto fotografi nga fugoni i tij në qendrën stërvitore “Valdebebas”, por që asnjëherë nuk ishte vërejtur nga sigurimi.

Cristiano, Bale, Isco, Marcelo, Ramos, Benzema, janë disa nga lojtarët që kishte shënjestruar Ramirez si dhe trajnerin Ancelotti e presidentin Florentino Perez dhe shumë lehtë mund edhe t’i vriste, përcjell Gazeta Express.
Madje ai duke bërë shaka në gjykatë, tha se e ka vrarë Ronaldon e Perezin dhe se ua ka dëshmuar madrilenëve se e kanë sigurimin e dobët.
“E kam vrarë Cristianon dhe Perezin dhe ua kam dëshmuar atyre mangësitë e mëdha në sistemin e sigurisë”, ka thënë Ramirez.
Ndër të tjera ka thënë se nuk ka pasur ndonjë qëllim të keq, por vetëm ka dashur t’i tregojë atyre se shumë lehtë mund të vriten nga terroristët.

2-431

3-276

4-199


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu