Trump lëshon qentë kundër protestuesve para Shtëpisë së Bardhë: Manifestime të dala jashtë kornizës së pikënisjes së tubimeve

Presidenti amerikan falënderoi përmes një postimi në “Twitter” Shërbimin Sekret për punën e bërë në Shtëpinë e Bardhë, gjatë protestave për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd. Donald Trump tha se nëse manifestuesit do të kapërcenin rrethimin do të priteshin nga qen të egër.

“Punë e shkëlqyer e Shërbimit Sekret në Shtëpinë e Bardhë. Unë isha brenda, shikoja çdo lëvizje dhe nuk mund të ndihesha më i sigurt. I lanë manifestuesit të ulërinin dhe të tërboheshin sa të donin. Por, nëse dikush do të kishte kaluar limitet, do të turreshin mbi të”, shkruan Trump.

Një turmë e madhe e organizuar në mënyrë profesionale, që nuk kishte lidhje me kujtimin e Floyd. Nëse dikush prej tyre do të kishte guxuar t’i afroheshe rrethimit, do të pritej nga qentë më të tërbuar dhe nga armët më kërcënuese që kam parë dhe njerëzit të mbeteshin të plagosur rëndë”, shkroi presidenti Trump në një tjetër postim në “Twitter”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu