Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot se ka hequr sanksionet e vendosura ndaj ndihmësit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Antal Rogan, sipas një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit njoftoi Bloomberg TV me bazë në Nju Jork.
Ministri hungarez, Antal Rogán, është hequr zyrtarisht nga lista e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA. Vendimi i administrates Trump eshte pershendetur nga qeveria hungareze e cila e vlereson kete akt si një hap i rëndësishëm që pasqyron një ndryshim të madh në politikën amerikane pas rikthimit të Presidentit Trump.
Zoltan Kovacs, Këshilltar për Komunikim Ndërkombëtar dhe Zëdhënës i Qeverisë Hungareze, e ka cilësuar këtë veprim si një “shenjë të ndryshimit të erërave” në Uashington.
Ky eshte vendimi i pare per heqje nga lista e ‘nongrata’ te SHBA, nje liste e perpiluar kryesisht nga administrata e Presidentitn Biden, dhe ish – sekretari i shtetit Anthony Blinken.