Tuntev: Me 10 grupet parlamentare, OBRM-PDUKM-ja poshtëron Kuvendin

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, sot në një konferencë për shtyp tha se me formimin e 10 grupeve parlamentare të OBRM-PDUKM-së në Kuvend, vetëm po poshtërohet Parlamenti. Ai tha se kjo bëhet për bllokim të punës së Kuvendit.

“Lajmi i sotëm se OBRM-PDUKM-ja do të formojë dhjetë grupe të deputetëve në Kuvend, nuk është asgjë pos bllokadë klasike e punës së Kuvendit. Kjo do të thotë bllokim i reformave dhe pamundësi që qytetarët të fitojnë shërbimet e nevojshme nga shteti. Me këto bllokime, OBRM-PDUKM-ja vazhdon të sillet me dyftyrësi, vetjake, e papërgjegjshme dhe direkt në dëm të qytetarëve”, tha Tuntev.

Ai shtoi se shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM, do të bëj gjithçka që reformat të mos ndalohen, që siç tha, për ta kanë votuar qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu