Zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Fatih Kacir tha se “Turqia është ndër 10 vendet që mund të projektojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë anijet e tyre luftarake.”
Në kuadër të Samitit të Detarisë së Turqisë të zhvilluar në mënyrë hibrite në Kantierin e Stambollit nën udhëheqjen e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës u mbajt Sesioni i Strategjisë së Atdheut të Kaltër.
Në fjalimin e rastit, Fatih Kacir tha se Turqia është në mesin e 10 vendeve që mund të projektojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë anijet luftarake dhe ky është një sukses i Turqisë dhe industrisë së saj.
“Si një vend i rrethuar me dete në tre anët e tij, ne gjithmonë kemi qenë pretendtë për të siguruar civilizimin dhe ekzistencën tonë dhe të kemi një flotë të fortë.” Dhe shtoi: “Ne jemi një komb që kemi stërvitur shumë marinarë heroikë dhe ne jemi nipërit e një paraardhësi që arriti fitore të mëdha detare“- tha Kacır.









