Turqia po bëhet gati për luftë me Greqinë: Luftojmë në dy fronte

Prej tre ditësh në Turqi janë shtuar zërat për një konflikt tjetër ushtarak, i cili tani ka në shënjestër Greqinë. Historia nis me deklaratën e para dy ditëve të Shefit të Shtabit të ushtrisë turke Ulusi Akar, i cili tha: Ne jemi të fuqishëm dhe të gatshëm që të luftojmë në dy fronte.

Askush nuk e kuptoi plotësisht fjalën e tij deri sa dje ishte Presidenti Erdogan që kërcënoi hapur Greqinë pas nisjes së kërkimeve për gaz nga Qiproja dhe qeveria greke në detin Egje, shkruan Albeu.com.

“Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake. Duhet të dinë se zona në detin Egje është po aq e rendësishme për ne sa ç’është edhe operacioni ushtarak që po kryejmë tani në Afrin të Sirisë. Anijet tona ushtarake dhe avionët tanë do të bëjnë atë që ia kërkon detyra nëse nevojitet”., tha Erdogan dje.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme mediat pranë qeverisë turke kanë një sërë artikujsh në mbështetje të një konflikti ushtarak me Greqinë duke e cilësuar këtë kohë të ngjashme me luftën çlirimtare të fillimit të shekullit të shkuar.

“Ka një plan të kryqtarëve kundër Turqisë ashtu si edhe një shekull më parë, është koha që të bashkohemi kundër tyre në çdo front”., shkruan ndër të tjera, Ibrahim Karagyl, kryeredaktori i gazetës pro qeveritare Yeni Safak.

Daullet e luftës bien edhe në rrjetet sociale, siç është Tëitteri ku për momentin hashtagu kryesor është pikërisht ai që ka të bëjë me konfliktin me Greqinë: #Ege’de”.

Greqia dhe Turqia janë në një konflikt të vazhdueshëm për ishujt në Egje, sipas të cilëve përcaktohet edhe zona ekonomike e secilit shtet. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu