Turqia po punon për zgjerimin e murit kufitar me Iranin

Ankaraja së fundmi po punon për ta shtuar me 242 km murin e saj të sigurisë përgjatë kufirit të Turqisë me Iranin në provincën Van, në një përpjekje për të frenuar valën e refugjatëve të pritur nga Afganistani dhe Azia Qendrore. Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soi ndër të tjera ka thënë se tashmë muri kufitar është i plotë.

Ne do ta zgjasim murin me 242 kilometra të tjerë, përtej 221 km që tashmë janë përfunduar në kufirin tonë lindor me Iranin. Muri ynë kufitar me Iranin është pothuajse i plotë”, është shprehur ministri.

Ndërkohë më parë Turqia ka përuruar ndërtimin e murit të sigurisë në provincën Igdir në Turqinë Lindore në vitin 2017, ndërsa një pjesë e një muri të gjatë 159 km është ndërtuar tashmë në provincën e Agrit.

Ministri turk gjithashtu ka thënë se Ankaraja tani po planifikon të përfundojë ndërtimin e një pjese prej 20 km të një muri përgjatë kufirit me Irakun në provincën turke të Hakarit. Ai ka shpjeguar se 837 km e murit 911km të gjatë ekzistues në kufi me Sirinë është e pajisur me sisteme moderne të ndriçimit, zbulim të objektivave optikë, sensorë dhe kamera infra të kuqe.

Sipas Soylou, punimet po kryhen në kufijtë e Turqisë me Gjeorgjinë dhe Armeninë, në përpjekje për të parandaluar çdo fluks të mundshëm migracioni.

Ministria e Brendshme e Ankarasë njoftoi javën e kaluar se 462,026 refugjatë sirianë ishin kthyer në shtëpitë e tyre brenda territorit sirian, duke përdorur “Mburojën e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në veri të Sirisë.

Ministri turk tha se Ankaraja kishte menaxhuar krizën e refugjatëve në dy faza: fillimisht me një politikë të “dyerve të hapura” dhe më vonë promovimin e një “procesi përshtatjeje”. Turqia tani është në fazën e tretë të politikës së saj të “solidaritetit ndërkombëtar” të refugjatëve, me një kombinim të sigurisë së shtuar kufitare dhe nismave ndërkombëtare të ndihmës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu