Turqia ka regjistruar rekord sa i përket eksporteve si në qershor, ashtu edhe në gjysmën e parë të vitit 2021 falë performancës së fortë të vendit që nga fillimi i këtij viti, njoftoi sot ministri i Tregtisë, Mehmet Muş.
“Eksportet turke arritën në 19.8 miliardë dollarë në qershor, 47 për qind më shumë nga muaji i njëjti i vitit të kaluar“, tha Muş, duke përmendur shifrat paraprake të tregtisë së jashtme.
Me 40 për qind nga viti në vit, eksportet e Turqisë arritën 105 miliardë dollarë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shtoi Muş.
Importet e vendit shënuan rritje vjetore prej 27.5 për qind në 126.1 miliardë dollarë në janar-qershor, theksoi ai.
Raporti i mbulimit të eksporteve/importeve u rrit me 7.3 pikë përqindje në 83.2 gjatë periudhë së njëjtës.
“Deficiti ynë i tregtisë së jashtme u ngushtua me 11.4 për qind nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, duke arritur në 21.2 miliardë dollarë“, shtoi Muş.









