TV Italia1: Bosnja e furnizon ISIS-in me armë për sulme në Evropë (VIDEO)

Luigi Palaca, gazetar i njohur i emisionit italian “Le Iene” (Hienat), ka realizuar një reportazh për shitjen ilegale të armëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është transmetuar në programin “Italia 1”.

Reportazhi i titulluar “Ku i blen ISIS armët për sulmet në Evropë”, ka shkaktuar reagime dhe debate të ashpra në rrjetet sociale italiane, dhe te një numër i konsiderueshëm i njerëzve që kanë shprehur dyshime në favor të kontekstit negativ që e shfaq Bosnjën, ku gazetari italian kishte udhëtuar pothuajse në çdo qytet të këtij vendi, transmeton “Telegrafi”.

Në fillim të reportazhit që zgjat vetëm 19 minuta, Palaca udhëton për në Sarajevë për të dokumentuar se sa lehtë terroristët e ISIS-it mund të blejnë armë dhe t’i transferojnë ato në Evropë.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e fshehta, shfaqet momenti kur takohet me “kontaktin” e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili i aranzhon një takim me shitësit e armëve në pjesë të ndryshme të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu