U filmua duke marrë rryshfet, pezullohet efektivi i policisë

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra inspektorin Muhamet Toka, efektiv në SPKM Hani i Hotit, për shkelje të rënda të detyrës pas publikimit të pamjeve në mediat online ku shfaqet duke marrë para në këmbim të favorizimit të mjeteve për të kaluar pa radhë.
Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit për shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”.

Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nisur hetimin penal për këtë rast.
‘Policia e Shtetit gjen rastin të falenderojë edhe njëherë mediat dhe garanton se mbetet e vendosur të ndëshkojë çdo rast abuzimi me detyrën’, thuhet në njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu