U përlesh me policët, gruaja hakmerret dhe ‘bën gjëmën’ (VIDEO)

Operacioni për arrestimin e një gruaje në një treg përfundoi në dramë teksa ajo arriti të rrëmbejë armën e një polici dhe filloi të qëllonte pa ndalim, duke plagosur tre persona.

Sipas gazetës La Nacion, një polic, një kameraman dhe një person tjetër janë plagosur në gju nga të shtënat me armë zjarri të gruas në Kili.

Kameramani i emisionit Contigo en la Mañana u plagos më rëndë dhe u dërgua në spital, por gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Gruaja, e cila punon në treg, u qëllua me katër plumba. Sipas informacioneve ajo më herët ishte përleshur me efektivët e policisë.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu