U rrëzua qeveria, ja kryeministri i ri i Spanjës

Qeveria e Mariano Rajoy është rrëzuar në Spanjë pas miratimit të mocionit të mosbesimit paraqitur nga partia kryesore opozitare, ndërsa kryeministri i ri i vendit u bë kreu i Partisë Socialiste të Punës (PSOE), Pedro Sanchez, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhoma e Përfaqësuesve të Spanjës u mblodh për të votuar mocionin e paraqitur nga PSOE për shkak se disa anëtarë të Partisë Popullore (PP) në pushtet kanë marrë dënime me burg në një rast korrupsioni në vend.

Kryeministri Mariano Rajoy në fjalimin e tij para votimit tha se, “Është nder ta lë Spanjën më mirë nga ajo që e kam gjetur. I falënderoj të gjithë spanjollët. Paçi fat”. Ai e përgëzoi liderin e PSOE, Pedro Sanchez i cili do të zgjidhej si kryeministër me votim.

Në votimin e hapur të bërë në Dhomën e Përfaqësuesve me 350 karrige, mocioni i mosbesimit u miratua me 180 vota pro dhe 169 kundër. Një anëtar votoi abstenim. Mocionin e PSOE e mbështetën partia e majtë Podemos dhe partitë pro pavarësisë Katalane dhe Baske.

Me këtë drejtimi 6 vjeçar i qeverisë nga Rajoy përfundoi, ndërsa socialistët erdhën sërish në pushtet pas humbjes së tyre në zgjedhjet e vitit 2011. Sipas legjislacionit spanjoll lideri i partisë që ka paraqitur mocionin, në këtë rast Sanchez, mori postin e kryeministrit.

– Rasti i korrupsionit

Për rastin i cili në opinionin publik njihet si “Rasti Gürtel” dhe ku anëtarët e PP-së akuzohen se në vitet 1990 dhe 2000 kanë pranuar ryshfet me të cilat kanë financuar fushatat zgjedhore, ishte arritur një vendim më 24 maj.

Gjykata për 29 persona, në mesin e të cilëve edhe Luis Barcenas i cili ishte drejtor i punëve financiare të PP-së mes viteve 1987 dhe 2010, zyrtarë të lartë dhe biznesmenë, me akuzën korrupsion kishte shqiptuar gjithsej 351 vite dënim me burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu