Udhëtonte me dokumente të falsifikuara kroate, shtetasi turk arrestohet në Maqedon

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Ohrit policia ka arrestuar një shtetas të Turqisë pasi tek i njëjti janë gjetur dokumente udhëtimi dhe identifikimi të falsifikuara të Kroacisë.

Më datë 02.01.2022 në ora 13:00 në pikëkalimin kufitar Aeroporti “Shën Apostull Pavle” në Ohër, punonjësit e policisë i kanë hequr lirinë E.K. (36) nga Republika e Turqisë, për shkak se gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se dokumenti i udhëtimit kroat që ka dorëzuar ishte i falsifikuar. Gjithashtu gjatë ekzaminimit iu gjet një kartë identiteti kroate e falsifikuar dhe një patentë shoferi kroat. I njëjti i është dorëzuar punonjësve të policisë në SPB-Ohër për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu