Uji në Dobrosht të Tetovës me krimba

Uji në fshatin Dobrosht të Tetovës është me krimba, kështu rrëfehet një banore e këtij fshati ku në adresën e portalit TetovaSot ka dërguar disa fotografi dhe një video. Siç thotë banorja uji është me lloç dhe dalin krimba. Nuk dihet nëse këto krimba dalin nga burimi i ujit apo stacioni i filterizimit ka problem por gjithsesi në video shihet se si është uji në këtë fshat.

Nga komuna e Tearcës ku kryetari i kësaj komune është nga Dobroshti nuk ka ndonjë sqarim nëse ka ndonjë problem në rrjetin e ujësjellësit apo ka ndodhur diçka tjetër. /TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu