Ulen çmimet e karburanteve në Maqedoni!

Çmimi i benzinës BS-95 ulet për 3 denarë, ndërsa çmimi i benzinës BS-98 do të ulet për 1,5 denarë. Çmimi i naftës ulet për 3 denarë, kurse vaji ekstra i lehtë do të shitet për 2,5 denarë më lirë. Sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimet e reja hyn në fuqi pas mesnatës.

Çmimet sipas vendimit të fundit:

EUROSUPER BS 95 – 88,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS 98 – 95,50 (denarë/litër)
EURODIZEL/ 90,00 (denarë/litër)
Vaj ekstra i lehtë/ 85,50 (denarë/litër)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu