Urime dhe për shumë vite festa e “Fitër Bajramit”

Muslimanët sot në të gjithë botën e festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët Agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit.

Le të urojmë që kjo ditë feste të jetë motiv për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona për sigurimin e progresit në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër. Shpresojmë që nëpërmjet kësaj feste Allahu xh.sh të sjelli mes nesh mëshirë, harmoni, solidaritet, begati për ne dhe familjet tona dhe le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijësimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat njerëzore.

Urojmë që të gjitha adhurimet gjatë muajit të Ramazanit të na pranohen dhe të shpresojmë në shpërblimin e Allahut xh.sh.

Urime për shumë vite për të gjithë ne, familjet tona dhe besimtarët Muslimanë kudo në botë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu