Ushtarët muslimanë dhe ortodoksë në ushtrinë e Serbisë kryejnë adhurimet nën të njëjtën çati

Ushtarët muslimanë në Kazermën Rifat Burdzovic Trso në qytetin Novi Pazar të Serbisë falen në mesxhid, ndërsa ato ortodoksë kryejnë ritet e tyre fetare në kishën e vogël. Xhamia dhe kisha, e ndërtuar 7 vjet më parë për t’u mundësuar ushtarëve muslimanë dhe ortodoksë në ushtri të kryejnë adhurimet në kushte të barabarta, është bërë një nga simbolet e tolerancës ndërfetare në qytet.

Ushtari musliman në ushtrinë serbe, Elvir Smailagic, tha se dallimet midis ushtarëve që shërbejnë në kazermë janë një pasuri e madhe. Duke vënë në dukje se është shumë e rëndësishme që kanë një vend ku ushtarët muslimanë mund të falen në kazermë, Smailagic tha se, “Duke ndërtuar këto vende të adhurimit, Serbia ka treguar se nuk bën dallim midis qytetarëve të saj”.

Ai tha se çdo ushtar që falet këtu del me një “ngopje shpirtërore“. Smailagic shtoi se portat e ushtrisë serbe janë të hapura për të gjithë muslimanët në vend dhe se Serbia është gjithashtu shteti i muslimanëve që jetojnë në të. “Ky vend është një strehë shpirtërore për të gjithë ushtarakët“- tha Prifti Vukovic

Nga ana tjetër, Vladan Vukovic, i cili është në detyrë si prift në Kazermën Rifat Burdzovic Trso, theksoi se fakti që kazerma në të ka vende të adhurimit të dy feve të ndryshme nën një çati, tregon se njerëzit janë të barabartë tek Zoti.

Ai tregoi se ushtarët kur të dëshirojnë mund të shkojnë në kishën e vogël ose mesxhidin për të realizuar ritet e tyre fetare. “Në ditën e sotme, njerëzit luftojnë me shumë vështirësi dhe stres. Ky vend është si një strehë shpirtërore për të gjithë pjesëtarët e ushtrisë serbe. Ushtarët gjithashtu mund të gjejnë qetësinë që kanë humbur derisa luftonin me vështirësitë e botës“, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Vladan Vukovic, i cili është në detyrë si prift në Kazermën Rifat Burdzovic Trso, theksoi se fakti që kazerma në të ka vende të adhurimit të dy feve të ndryshme nën një çati, tregon se njerëzit janë të barabartë tek Zoti.

Ai tregoi se ushtarët kur të dëshirojnë mund të shkojnë në kishën e vogël ose mesxhidin për të realizuar ritet e tyre fetare. “Në ditën e sotme, njerëzit luftojnë me shumë vështirësi dhe stres. Ky vend është si një strehë shpirtërore për të gjithë pjesëtarët e ushtrisë serbe. Ushtarët gjithashtu mund të gjejnë qetësinë që kanë humbur derisa luftonin me vështirësitë e botës”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu