Ushtria azerbajxhanase rrëzon një avion luftarak të Armenisë

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka bërë të ditur se ka rrëzuar një avion luftarak të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në deklaratën e ministrisë theksohet se një avion luftarak i Armenisë është rrëzuar në drejtim të frontit Qubadli.

Avioni u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore të Azerbajxhanit, theksohet gjithashtu në deklaratë, në të cilën nuk jepen informacione lidhur me llojin e avionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu