Vajza e Talat Xhaferrit e suksesshme, por nuk dihet si kanë qenë kandidatët e tjerë

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit, Biljana IVanovskane seancën e sotme ka thekuar se do të duhet të hetohet më thellësisht rasti me punësimin e vajzës së kryeparlamentarit Talat Xhaferi, në Elem.

Ivanovska thotë se KSHPK kanë pranuar informacione nga kompania, por nuk kanë mjaftuar për të mbyllur rastin.

Ajo ka sqaruar se sipas profesionalitetit, vajza e Xhaferit ka kryer fakultetin e Drejtësisë, ka magjistruar me note mesatare 10 dhe posedon provimin e drejtësisë, mirëpo nuk dihet se me çfarë kriteriume është zgjedhur në konkursin për punësim, dhe nuk ka informacione për kandidatët tjerë që kanë qenë pjesë e konkursit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu