Van den Berg për djalin e Soros: Edhe një student i vitit të parë në studimet ballkanike e di se nuk ekziston diçka e tillë si “maqedonasit e veriut”

Eksperti holandez për Ballkanin Perëndimor, Hans van den Berg, i vë në dukje djalit të George Soros, Aleksandrit, se nuk ekziston mbiemri “Maqedonasit e Veriut”, transmeton InfoShqip.

“Nuk ka gjë të tillë si “Maqedonia e Veriut”, vetëm maqedonase. Këtë e di çdo student i vitit të parë të Ballkanistikës.

Miku juaj tjetër maqedonas, Nikola Dimitrov, shkroi një shkrim të qartë, menjëherë pas ‘Prespës’, se çfarë duhet dhe nuk duhet bërë. Është e pabesueshme që ju mungojnë njohuritë bazë për gjërat më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor”, iu përgjigj Van den Bergh postimit të Soros Jr. për takimin e tij me zëvendëskryeministrin Artan Grubi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu