Vazhdon skandali me nepotizmin, nuk përfillet kërkesa e Zaevit

Nëse Komisioni kundër korrupsionit vërteton se një zyrtar aktual ka ndikuar në vendimin për të punësuar një të afërm, ai do të duhet të mbajë përgjegjësi. Kryeministri Zoran Zaev është i prerënuk do të ketë lëshime. Edhe një herë bëri thirrje që të gjithë punonjësit në institucionet shtetërore dhe kompanitë, që janë në lidhje familjare me anëtarë të zyrtarëve të shtetit, duhet të dorëhiqen nga puna.

Nëse Anti-Korrupsioni ose ndonjë institucion tjetër tregon dhe vërteton se ka pasur përfshirje, shkelje të ligjit, konflikt interesi, unë do të kërkoj përgjegjësi të drejtpërdrejtë – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër. Ditëve të fundit disa nga zyrtarët aktualë, familjarëve të të cilëve u është dhënë një punë shtetërore, pas një reagimi të ashpër nga publiku, njoftuan se do të tërhiqen nga punësimet. Kërkesën e Zaevit, për të anuluar punësimin tani për tani nuk e respektojnë zyrtarët e partnerit të koalicionit BDI.

Integristët, të afërmit e të cilëve kanë fituar punë shtetërore thonë se nuk mund të ndërhyjnë në vendimin e të afërmve, sepse, siç thonë ata, ka të bëjë me qytetarë të rritur.
Kur flas, flas për të gjithë dhe e pres këtë nga të gjithë. E lë që secili të marrë vetë vendimin, ndjenjat dhe përgjegjësitë e veta, mbi të gjitha kodi etik është shumë i rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse dërgova mesazhin tek të gjithë – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Dy ditë më parë, edhe ministri përgjegjës për administratën Damjan Mançevski njoftoi se procedurat për punësimin e të gjithë të afërmve të zyrtarëve do të hetohen në detaje. Por, Mançevski kërkoi që vendet e punës ti braktisin, edhe zyrtarët e VMRO-DPMNE-së të cilët kishin fituar punë shtetërore vitet e fundit./Alsat-M


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu