Vdekja e të riut, zëdhënësi i SPB-Tetovë: 17-vjeçarja ka pranuar veprën, është caktuar paraburgim

Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se një 17-vjeçare gjatë ditës së djeshme në bisedë zyrtare me policinë ka pranuar veprën e vrasjes së 16-vjeçarit, i cili u gjet i vdekur në rrugën drejt Banjave të Tetovës, përcjell TV21. Rexhepi bëri të ditur se gjykata tashmë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 17-vjeçares.

“Dje rreth orës 07:10 në rrugën për në Banjën e Tetovës, gjegjësisht në ujërat e lumit Shkumbin u gjet trupi i pajetë i një 16-vjeçari, gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Tetovës janë thirrur dy të mitur, prej të cilëve njëra është vajzë 17-vjeçare, që ka pranuar se është kryerëse e veprës, kështu që pas dokumentimit të plot të rastit gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë ka caktuar masën paraburgimi ne afat prej 30 ditëve, e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit”, tha Rexhepi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu