Vdekja misterioze e 9-vjeçares, dyshohet se u helmua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje ne Kashar, e cila ka humbur vajzen 9 -vjeçare teksa po festonin. Policia ka bere me dije se vajza me inicialet E.S, nga Kashari ka nderruar jete ne banese rreth ores 20:00 te dates 1 janar.Vajza dyshohet se është helmuar nga ushqimet.“Paraprakisht dyshohet se është helmuar nga ushqimet. Po pritet të përfundojë ekspertiza e cila do përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës” informon policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për
hetime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu