Vdes edhe personi që qëlloi mbi Hazbi Idrizin

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese njofton se personi A.Q (53) i cili sot qëlloi për vdekje kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit.

Q.A pasi qëlloi disa herë me armë zjarri mbi kryetarin e Bogovinës, ai vendosi edhe të vetëvritet. Dëshmitarët kanë arritur që të gjallë ta dorëzojnë në Qendrën për urgjencë në Shkup, mirëpo nuk ka rritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu