Veiseli: BDI do të shpërbëhet në tre apo katër pjesë nëse ikën Ahmeti

Ish-deputeti dhe ish-kryetari i PPD-së, Abduladi Veiseli, beson se pa Ali Ahmetin, BDI-ja nuk do të mund të mbijetojë, gjegjësisht se partisë i rrezikohet shpërbërja, transmeton InfoShqip.

Një gjë është e qartë dhe të gjithë duhet ta dimë – nuk do të mbetet asgjë nga BDI nëse largohet Ali Ahmeti. Kjo duhet të jetë e qartë për çdo anëtar të BDI-së. Ai është i vetmi person që u përpoq dhe që vazhdimisht kishte probleme brenda radhëve dhe i zgjidhte ato. BDI nuk është parti e vogël me katër apo pesë veta. Është një kompani dhe familje e madhe, ku gjithmonë do të gjesh njerëz të pakënaqur“, tha Veseli.

Ai thotë se “BDI do të ndahet në tre apo katër pjesë nëse ikën Ahmeti”.

Marrëdhëniet njerëzore nuk janë saktësisht në nivelin më të mirë. Nëse pakënaqësia është për shkak të organizimit të partisë, atëherë mirë, por nuk mendoj se është vetëm kaq. Nuk ishte goditja për Artan Grubin. Objektivi nuk është Grubi apo të gjithë ministrat në Qeveri. Objektivi ishte kreu i BDI-së. Nuk patën guximin ta thonë publikisht. Kjo ishte kundër Ahmetit“, tha Veiseli në emisionin “24 open”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu